Korrierët shqiptarë të kokainës i tradhtojnë emocionet
Dy burra me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane me kokainë. Të arrestuarit 32 dhe 37 vjeç, po udhëtonin transit përgjatë autostradës A1 në Firence, ku janë kapur me posedimin e 314 gram kokainë. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte e fshehur në brenda instalimeve elektrike të makinës së tyre. Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër celofon. Nervozizmi i dukshëm i shqiptarëve ka ngritur dyshimet tek policia, të cilët kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme. Përveç drogës, policia ka gjetur edhe rreth 6 mijë euro para të gatshme, të fshehura gjithashtu në makinë. Ata janë arrestuar nga policia.