Ish-drejtori i RadioTelevizonit Shqiptar, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e se premtes për llogari të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë që në pranga bashkë me të kanë përfunduar edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit.

SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Tiranë, ku edhe është bërë me dije se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”, për të cilin ishte vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH).

Tre anëtarët e Komisionit akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

” Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në

elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal,“-thuhet në njoftimin e SPAK.

Po ashtu, në njoftimin e bërë nga SPAK është bërë me dije se procedimi penal për çështjen ka nisur që në shkurt të vitit të shkuar. Tanimë dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e do të jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj, ajo që do të japë vendimin për të arrestuarit.

Thoma Gëllci ka mbajtur postin e drejtorit të RTSH-së por u lirua nga detyra në 21 maj 2021 me një vendim të marrë me 8 vota pro nga Këshilli Drejtues i RTSH.

Po kush është Thoma Gëllçi?

Ai ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984. Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar në revistën humoristike “Hosteni” dhe më pasi si redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste. Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë. Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino

gjatë periudhës mars-qershor 1997. Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005. Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.

22:28Bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë! Fundosi ish-drejtorin dhe 3 të tjerë, çfarë përmban kanali “AGRO RTSH” që kushtoi 86 mln lekë

RadioTelevizioni Shqiptar u “pasurua” në maj të vitit 2020 me kanalin RTSH Agro, një kanal dedikuar kulturës së bujqësisë. Ky kanal ka kushtuar 86 mln lekë, duke sjellë sot arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit dhe persona të tjerë për abuzime me tenderat.

Artikulli paraprakSQUID GAME, ÇFARË NA MËSOI SERIALI MË VIRAL I MOMENTIT
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPËSIRA PËR VENDPARKIMET E PAK