Korrupsioni, Apeli i Krimeve heq dënimin për gjyqtarin Rasim Doda
Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon dënimin me 4 vite e 6 muaj burg ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda. Rasim Doda u dënua më 24 tetor 2016 me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e korrupsionit, pasi sipas Prokurorisë ai kishte kërkuar 80 mijë euro për dhënien e një vendimi pronësie midis dy palëve ndërgjygjëse në Sarandë. Sipas apelit të Krimeve të Rënda fakti penal për të cilin është dënuar Doda nuk ekziston dhe ai duhet të rigjykohet në shkallën e parë të krimeve me një tjetër trup gjykuese. Vetë Doda disa herë ka deklaruar se ishte i pafajshëm, ndërsa me këtë vendim bie poshtë një nga dënimet e dhëna nga krimet e rënda për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi. Rasim Doda u paraqit në 38 seancat gjyqësore pranë kriemve të rënda ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij me burg dhe heqien e të drejtës për funksione publike dhe për tre vite. Aktualisht Doda është gjyqtar i pezulluar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.