Mungesa e besueshmërisë tek insititucionet vijon të jetë e lartë për shkak të korrupsionit në shumë prej zyrave shtetërore që provohet nga organet ligjzbatuese shpesh herë. Në këtë kuadër Komitetit Shqiptar i Helsinkit zhvilloi një diskutim publik në Shkodër me praninë e përfaqësuesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Njësisë Anti Korrupsion apo Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për luftën kundër korrupsionit.

Gazetari Lutfi Dervishi i cili pati rolin e moderatorit në këtë takim thotë se është e vështirë për të rikthyer besimin tek qytetarët por këtë mund ta bëjë e gjithë shoqëria dhe institucionet përkatëse duke luftuar korrupsionin.

Drejtori i Njësisë AntiKorrupsion Florin Demollari, pjesë e Ministrisë së Administratës Publike thotë se sfida për momentin është miratimi i Strategjisë kundër korrupsion nga Këshilli i Ministrave për të vijuar më pas me zbatimin konkret të kësaj strategjie.

Në fund të pranishmit drejtuan pyetje për problemet e përditshme që qytetarët kanë në zyrat e shtetit dhe nivelit të lartë të korrupsionit që vijon të jenë një problem i madh për shoqërinë shqiptare.

Artikulli paraprakBASHKIA RIKONSTRUKTON RRUGËN “HYSEN LAÇEJ”
Artikulli tjetërFRROK PRENGA 44 VITE NË “SHËRBIM” TË BLETËVE