Korrupsioni i gjyqtarit, policia ndalon 2 sekserët,njëri kushëri
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi për korrupsion aktiv i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri. Në prangat e policisë është vënë pasditen e kësaj të premte kushëriri i gjyqtarit, Kujtim Miri si dhe një person tjetër Alban Buçi. Mësohet se dy të ndaluarit kanë qenë sekserë mes Gentjan Dodës i akuzuar për dy vrasje në Burrel në vitin 1997 dhe gjyqtarit, i cili ndryshoi akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë dhe për këtë u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët