LANÇOHET PROJEKTI I FINANCUAR NGA BE PËR ANTI KORRUPSIONIN NË ADMINISTRATË. Të parët që duhen ndëshkuar për tu bërë shembull se lufta ndaj korrupsionin është në rrugën e duhur janë zyrtarët e lartë, një numër i madh i të cilëve janë në hetim. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

 Bledi Çuçi këtë të martë gjatë prezantimit të projektit të Bashkimit Europian për “Vlerësimin e Kuadrit Anti-Korrupsion në Shqipëri” (ACFA).Ministri Çuçi, njëherësh koordinator i Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsioni tha se janë mbi 500 raste të zyrtarëve nën akuzën e korrupsionit, por se Prokuroria sipas tij nuk duhet të stërgjasë procesin e hetimit apo edhe më tej, ta mbyllë atë. Çuçi shtoi se mazhoranca nuk do të tolerojë në luftën ndaj korrupsionit dhe për këtë ai tha se qeveria do të ketë gati paketën anti-korrupsion javën e ardhshme, kur pritet të prezantohet një fushatë të madhe kundër Korrupsionit. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin kërkoi nga qeveria shqiptare rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni sipas saj është një fenomen që nuk mund të injorohet. Në këtë luftë, tha ajo, Bashkimit Evropian është i gatshëm të ndihmojë financiarisht me projekte qeverinë shqiptare. “Projekti për Vlerësimin e Kuadrit Anti-korrupsion në Shqipëri (ACFA), është një përpjekje 1-vjeçare e BE-së për ballafaqimin me situatën e korrupsionit në vendin tonë, i cili është ende në proces dhe nuk është një vendim përfundimtar për atë që do të ndërmerret.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MBËSHTETJE KOSOVËS PËR NATO-n
Artikulli tjetërLive nga Protesta ne Kosove