Joshja nga paratë, njihuni me prokurorët nën akuzë
Ata janë shkolluar për të hetuar keqbërësit dhe përfaqësojnë në gjyq akuzën në emër të shtetit, por jo rrallë herë përfundojnë vetë në bankën e të akuzuarve apo subjekt hetimit. Kjo pritet të ndodh dhe me Ardian Brahon, prokurorin në emër të të cilit oficeri i policisë filmohet duke marrë 18 mijë euro për të hequr sekuestron mbi një llogari bankarë të hetuar për pastrim parash. -Braho nuk është i vetmi prokuror që përballet me drejtësinë. -Ish-prokurori i Krujës Haxhi Giu u prangos në fillim të 2016 pasi u arrestua në flagrancë duke marrë 28.800 euro për të kërkuar në gjyq lirimin e një të burgosur dhe tani vuan dënimin me 28 muaj burg. -Në hetim ka përfunduar dhe Petrit Vukaj ish-prokuror në Fier dhe krimet e rënda pritet që pas pak ditëve të shprehen me një vendim nëse ai ka shpërdoruar detyrën duke marra para apo është i pafajshëm. -Një tjetër prokuror i vënë në akuzë është dhe ish-drejtuesi i hetuesisë së Pukës, Pëllumb Premci që sëbashku me ish-funksionar të gjykatës së këtij rrethi kërkonin para në këmbim të favoreve të të pandehurve me ligjin.