MERKEL, KONFERENCË ME EDI RAMËN PAS SAMITIT TË BERLINIT.

Kancelarja Angela Merkel ka zgjedhur kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama si te vetmin perfaqesues te vendeve te Ballkanit Perendimor, per te folur per median ne konferencën përmbyllëse pas Samitit te Berlinit.Ne conference, pervec Rames, ishte edhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ne do të zhvillojmë një situatë të re, qe në Ballkan të mos ketë më konflikte, prandaj kemi pritur 8 kryeminstra me ministrat e Ekonomisë dhe ministrat e Jashtëm, – tha mes tjerash kancelargja gjermane.
Me tej, ajo foli per zgjidhjen e problemeve politike sidomos mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe me Bosnjen. Nga ana e tij, kryeministri I Shqiperise, Edi Rama tha se ballkanasit duhet të shkojnë në BE me vlera, ndërsa e çmoi harmoninë fetare në Shqipëri, si një vlerë, që sipas tij po sjell në vendin tonë edhe Papa Franceskun.Rama the se qeveria shqiptare, por edhe ato te vendeve te tjera te Ballkanit, jane te vetedijshme që duhet të bëjnë më shumë për infrastrukturën. Ne konference foli edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, I cili theksoi faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen e Bashkimit Europian. Keto deklarata u bene ne perfundim te Samitit te Berlinit, me kryeministrat e Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi, Serbise, Bosnjes, Kroacise, Sllovenise dhe Maqedonise, me Presidentin e Komisionit Europian, si dhe me Kryeministrin austriak Michael Spindelegger.Ne fjalen e saj. kancelarja gjermane, Angela Merkel i është drejtuar me një mesazh të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Sipas saj, shansi për të hyrë në BE është në dorën e secilit vend.
“Qytetarët janë mërzitur nga korrupsioni në drejtësi. Problem mbetet krimi i organizuar dhe ekonomia informale. Problem është edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve”, – tha kancelaria gjermane. Pas samitit, kryeminsitrat e vendeve pjesmarrese, kane rene dakord qe Konferenca e Ballkanit Perendimor te zhvillohet cdo vit, per kater vjet rresht ne Gjermani, e me pas ne Austri e France.
Ne deklaraten e perbashket pas takimit,  thuhet se vendet e Ballkanit perendimor kane krijuar stabilitetet, por duhet punuar ende ne krijimin e marredhenieve te fqinjesise se mire. Deklarata thekson rolin thelbesor te politikes se Zgjerimit te Bashkimit Europian drejt vendeve te Ballkanit Perendimor.Ne kete samit, Shqiperia dhe Kosova u perfaqesuan nga kryeminsitrat Rama e Thaci, nga minsitrat e jashtem Bushati e Hoxhaj, si dhe nga minsitrat e ceshtjeve te zhvillimit dhe te ekonomise.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Fgl_I708tVQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakANTIKANABIS, GJYKATA LË NË BURG TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërNDËRTIMET PA LEJE, PROCEDIME NË ZOGAJ E KOPLIK