Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin Muhamet Toka, efektiv në SPKM Hani i Hotit, për shkelje të rënda të detyrës pas publikimit të pamjeve në mediat online ku shfaqet duke marrë para në këmbim të favorizimit të mjeteve për të kaluar pa radhë.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën.

Artikulli paraprakPD VAZHDON KONTESTIMIN E DRAFTIT TE VETTINGUT
Artikulli tjetërAKU: KËTË VIT NDËRGJEGJËSIM MË I MADH I SUBJEKTEVE PËR USHQIMET