Banoret e qytetit të Shkodrës vazhdojnë të mos pajtohen me rregullat e një qyteti normal për qarkullimin rrugor. Edhe pse Shkodra rrugët kryesore i ka me një gjerësi te mjaftueshme, zënia e korsive të biçikletave dhe parkimet dyshe vazhdojnë te jene 2 nga problemet kryesore. Korsitë e biçikletave në rrugë janë të papërdorshme , shkak janë automjetet e parkuara dhe nga ato në lëvizje.

Qarkullimi në Shkodër është pasqyrë e kulturës së më të fortit apo atij qe nuk u behet vone për policinë: automjetet janë më të fuqishme, i nxjerrin biçikletat jashtë loje duke shkelur Kodin Rrugor. Situata është e njëjte edhe për parkimet dyshe, një problem ky jo i pa njohur për qytetin tonë.Thuajse në të gjitha rrugët kryesore shihje 2 apo 3 automjete të parkuara paralel me njëra-tjetrën. Krijimi i korsive të reja të biçikletave ne metropolin verior duhet te shihet si domosdoshmëri për administratën e re të Bashkisë pasi këto janë ekzistuese dhe nuk te lidhin me çdo rruge te qytetit .Respektimi i rregullave të Kodit Rrugor për ato ekzistuese, duhet te marre një zgjidhje përfundimtare .

Artikulli paraprakMinistri i Brendshëm Gjerman: Refugjatët paguhen sa rroga e një polici në Shqipëri
Artikulli tjetërVAU-DEJËS, MBLIDHET PËR TË PARËN HERË KËSHILLI BASHKIAK