Edhe ne diten pa makina korsite me bicikleta nuk kane pasur hapesiren e duhur duke qene serish te bllokuara nga parkimet.

Edhe pse kjo dite njihet nderkombetarisht, dhe synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, ne metropolin verior nuk ka pasur impaktin e duhur tek drejtuesit e mjeteve te cilet kete te marte kishin bllokuar te gjithe vijen e verdhe ne ane te rruges.Situata behej me e veshtire ne kryqezimet kryesore te qytetit.

 

SITUATA PARAQITET E NJËJTË EDHE NË UNAZËN LINDORE

Gjendja ishte e njejte edhe ne unazen lindore te qytetit.sinjalistika horizontale e perfunduar kohet e fundit  shkelet ne cdo dite te vitit.Qytetarët shkodrane si perdoruaes te vjeter te bicikletes shpesh here u kane sjelle ne vemendje bashkise shkoder  shfrytezimin e ketyre korsive te cilat ndodhen ne ane te rruges. Përdoruesit e biçikletave, shpesh theksojne  se ndihen të rrezikuar pasi shoferet nuk respektojnë koriste e dedikuara. Nuk kane munguar as thirrjet e disa shoqatave ambientaliste ne Shkoder  duke u kerkuar instancave vendore të mos tregohen indiferente ndaj kërkesave të tyre.Përballë këtyre problemeve zgjidhja mund të gjendet vetem në zh vendosjen e korsive të biçikletave në qendër të rrugëve, shembull ky mjaft i  qarte edhe ne disa shtete fqinje .

Artikulli paraprakBASHKIA MALËSI E MADHE, HARRON DITËN PA MAKINA
Artikulli tjetërORGANIZOHET “FESTIVALI I POEZISË SË PABOTUEME”