Ky është fermeri nga Kosmaci Avdyl Gërbeti i cili ka 30 vite që merret me bujqësi. Ai disponon 5 dynym sera dhe me to mban familjen me 9 anëtarë.
Megjithatë stuhia e pak muajve më parë i shkaktoi dëme të konsiderueshme duke i shkatërruar 3 dynym sera.
Ai thotë se dora e shtetit nuk duket gjekundi dhe kjo zonë e cila njihet edhe i hambari i Shqipërisë është lënë në mëshirë të fatit. Për të investuar ai tregon se ka marrë miliona lekë kredi
Avdel Gerbeti shprehet i shqetësuar për dëmet dhe kërkon mbeshtetjen e strukturave të qeverisë për kapërcimin e kësaj situate.
Shqetësimi i mungesës së fondeve për dëmshpërblimin e fermereve është ngritur disa herë në kronikat televizive, megjithatë askush nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë, mirëpo mungesa e përkrahjes nga qeveria ua vështirëson edhe më tepër situatën fermerëve .