Shumë shpejt në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës do të ndërtohet qendra e parë e grumbullimit të fruta – perimeve. Kryetari I bashkisë, Mark Babani tha se projekti është dorëzuar pranë institucioneve përgjegjëse dhe pritet të miratohet për t’u vënë më pas në funksion të fermerëve të zonës.

Në këtë qendër grumbullimi fermerët do të kenë mundësi që edhe të ambalazhojnë produktet e tyre.

Kosmaçi është një prej fshatrave që ka numrin më të madh të fermerëve që kultivojnë fruta – perimeve, ndaj edhe pika e grumbullimit do të ndërtohet në këtë zonë.

Artikulli paraprakFESTA E LIQENIT TË SHKODRËS MBYLLET NËN TINGUJT E PIANOS
Artikulli tjetërEKSPOZITA E GENTI TAVANXHIUT, SI NJË KUJTESË PËR SHKODRËN