Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Kosmac. Një tjetër shqetësim është kabina e energjisë elektrike, që ndodhet në mes të zonës së banuar dhe tërësisht e hapur

Me tu afruar stina e dimrit banorët janë të detyruar të mbesin në errrësirë të plotë. Telat e energjisë janë amortizuar ndjeshëm saqë rrezikojnë të shkëputen nga shtyllat e të binë në tokë. Nga ana tjetër shtyllat e energjisë elektrike ndodhen në një gjëndje të renduar dhe ngamomenti në moment mund të rrezohen, duke rrezikuar kështu jetën e atyre njerëzve e kryesisht të fëmijëve.

Madje atyre në raste stuhie u rrezikohet dhe jeta. Ndërkohë transformatori është I ekspozuar dhe një pakujdesi e vogël sidmos nga fëmijët mund te rezultonte fatale. Një fshat i cili paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike por që po perballet me një neglizhence të punonjësve të OSHEE të cilët nuk kryejnë shërbimin dhe as nuk mirëmbajne rrjetin e amortizuar të furnizimit me energji elektrike.

Thuajse banorët e të gjitha zonave të Bashkisë Vau Dejës kane ngritur shqetesimin e rrjetit të amortizuar të energjise elektrike, edhe pse ka disa kohë që banorët po i përgjigjen OSHEE duke shlyer faturat e energjise elektrike edhe pse nuk po marrin sherbimin e duhur.

Artikulli paraprakÇESK MILLJA: PO PUNOHET MBI LIGJIN E EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërNGRIHET KOMITETI PËR PARKUN KOMBËTAR TË THETHIT