Kosova 15 vjet shtet. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi në aktivitetin e organizuar në Ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 15 vjetorit të shtetit të pavarur të Kosovës është shprehur se tashmë nuk ka asnjë pengesë mes dy vendeve.

“Kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, të gjitha fushat e bashkëpunimit janë të mbuluara me infrastrukturë dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë. Në politikën e jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Jemi mirë kur është mirë Shqipëria. Për ne është mik kushdo që e lartëson emrin e Shqipërisë”, tha Durmishi.

Artikulli paraprakFRIKA NGA TËRMETET, IGJEUM PO PËRDITËSON HARTAT SIZMIKE
Artikulli tjetërCEREMONIA PËR KOSOVËN 15 VJET SHTET I PAVARUR MBLEDH POLITIKËN SHQIPTARE