Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Meta e ka cilësuar një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euroatlantik.

Reagimi:

Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për të ardhmen europiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!

Artikulli paraprakMINISTRJA KUSHI PRET NË TAKIM ISH-KRYEMINISTRIN ITALIAN PRODI
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ASNJË HUMBJE JETE DHE 24 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT