Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në një intervistëpër gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet të thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që taksa për mallrat serbe ndikon në raportet e FSK-së me ShBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes tyre.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Ramadani bëri thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Artikulli paraprakFLUTUROJNË ME 37% ÇMIMET E ZARZAVATEVE NË JANAR, JA Ç’PO NDODH
Artikulli tjetërDIGJET BANESA, DY TË RINJ SHQIPTARË VDESIN NË BELGJIKË, MOTRA APEL PËR NDIHMË PËR KTHIMIN E TRUPAVE