Kosova dorëzohet në fund ndaj Kroacisë, humbje minimale

 

Në ndryshim nga ndeshja e parë kur u mundën 0-6, Kosova ka rezistuar pa pësuar gol deri në minutën e 74 në “Maksimir” ndaj Kroacisë. Domagoj Vida ishte autor i golit të vetëm për kroatët, në ndeshjen që nisi mbrëmjen e kaluar dhe përfundoi mesditën e sotme. Ndeshja nisi mbrëmjen e kaluar ku u luajtën 23 minuta, por më pas u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rifilloi në orën 14:30 të ditës së sotme. Kosova luajti një ndeshje të mirë, të paktën deri në minutën e 74 ku u mbrojt mirë, por tentoi edhe të dalë me kundërsulm. Megjithatë, Vida ndëshkoi Kosovën duke shuar ëndrrën për një pikë ndaj një kundërshtari si Kroacia.

Artikulli paraprakDEFEKT NË SISTEMIN KOPJUTERIK, PRITJE ME ORË TË TËRA NË PORTIN E VLORËS
Artikulli tjetër98 TË VDEKUR DHE ME QINDRA TË PLAGOSUR NGA AKSIDENTET