PRESIDENTJA E KOSOVËS, KRYEMINSTRI DHE LIDERË TË TJERË HOMAZHE PRANË VARREZAVE TË DËSHMORËVE.

Axhenda zyrtare ka filluar me krerët e shtetit dhe ata politikë që kanë bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.  Presidentja Atifete Jahjaga u shpreh se, këto homazhe janë në nder të “ideatorit të pavarësisë”, ndërsa shtoi se sot Kosova ka perspektivë të qartë evropiane. Ndërsa kryeministri Isa Mustafa e cilësoi Rugovën si njeriun që hodhi themelet e pavarësisë. Axhenda ka vijuar me homazhet në nder të komandantit Adem Jashari në Prekaz. Presidentja Jahjaga deklaroi se, vizitoi Prekazin për të bërë nderimet institucionale dhe njerëzore për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për pavarësinë.

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI” GJENDJE KATASTROFALE
Artikulli tjetërMILOT, BANORËT KALOJNË MES LUMIT KU HUMBI JETËN I RIU