Qeveria serbe ka njoftuar se sot do të nis linja hekurudhore Beograd – Veri i Kosovës.

Për blerjen e këtij treni në të cilin shkruan “Kosova është Serbi” i ka ndihmuar edhe Rusia me kredi të dhëna Mirëpo, zyrtarët në Kosovë, këtë linjë po e quajnë ilegale, Serbia pritet sot ta përurojë. Në Mitrovicë, shqiptarët vlerësojnë se në njëfarë forme, nëpërmes këtij treni që ia ka falur Serbisë, Rusia simbolikisht po hyn në Kosovës dhe në këtë mënyrë bashkë me Serbinë po shkel sovranitetin e shtetit të Kosovës, shkruan Zeri. Marko Gjuriç, Drejtori i zyrës për Kosovën e Metohinë thotë se ky tren nuk është provokim për Prishtinën pasi është dekoruar me ato simbole kulturore që janë në listën e UNESCO-s, citon Tanjug. Ndonëse do të jetë vetëm një udhëtim promovues në vijën hekurudhore Beograd – Mitrovicë, sot, në ditën e parë të Vitit të Ri Serb, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt. Treni niset nga Beogradi në ora 8:30 minuta, ndërsa nga Mitrovica në orën 10:40 minuta.

Artikulli paraprak“THE GUARDIAN” PËRZGJEDH ZONËN E TËRNOVËS MES FOTOVE MË TË BUKURA TË DITËS
Artikulli tjetërFEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT SHTYN ME NJË JAVË NISJEN E KAMPIONATIT