Sot 15 vjet më parë Kosova u shpall e Pavarur. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Një urim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, i cili e nisi ditën me një fotografi të fëmije që mbante në dorë një balonë me flamurin e Kosovës dhe shkroi: “Gëzuar”.

Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar të paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë nga kjo gjykatë më 22 korrik 2010.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin.

Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Ngjarjet e ditës:

8:00 – 20:15

Agjenda Shtetërore për shënimin e 15-Vjetorit të Pavarësisë:
08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)

10:30 – Interpretim i Filharmonisë së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë)
16:15 – Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 – Koncerti i Pavarësisë nga RTK (Salla 1 Tetori)

09:15-21:45 Agjenda e Komunës së Prishtinës
09:15 Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
10:00 Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Kuvendi i Kryeqytetit)
10:40 Përfundimi i seancës, I ftuar nderi: Z. Hazir Reka
11:00 Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
12:00 Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (sheshi “Zahir Pajaziti” (organizim i Qeverisë)
16:00 Prishtina Jazz Orchestra – Koncert për ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë – “Salla e Kuqe”)
20:00 Gala Koncerti i RTK-së “Rrno për me tregue”. Merr pjesë Kryetari Rama. (Salla “1 Tetori”)
21:45 Koncert Morcheeba. (Pallati i Rinisë – “Salla e sporteve”)

10:00 Mbahen garat me kuaj të tërheqjes dhe sfilës. Marrin pjesë qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj)
13:00 Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)
14:30 Nisma Socialdemokrate organizon tubimin festiv “Festojmë me Ju!”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)

Artikulli paraprakTEMPERATURAT NGA -1 NË 16 GRADË CELSIUS, SI DO TË JETË MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetër“NO NEW BROKEN REPUBLIC”/ NEW BORN PËRCJELL MESAZHIN E FUQISHËM NË 15-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS