Kosova humb 12,000 hektarë nga territori i saj me demarkacionin e ri. Kështu është shprehur anëtari i komisionit shtetëror kosovar për kufirin me Malin e Zi Ali Lajçi. Ai ka shfaqur hapur zhgënjimin për marrëveshjen e arritur duke thënë thënë se institucionet kosovare nuk kanë qenë serioze në këtë çështje. Ai ka deklaruar se vija e propozuar e komisionit nga Mali i Zi është në interesa të tyre dhe në dëm të Kosovës.
Lajçi gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa, zëvëndës kryeministrin Hashim Thaçi si dhe kryetarin e komisionit Murat Mehën për përpapërgjegjshmëri dhe përfshirje në veprime të jashtëligjshme në këmbim të shpërblimeve. Në një intervistë për mediat zyrtari kosovar ka përllogaritur sipërfaqen që humb Kosova nga territori i saj. Kosova humb 12.000 hektarë nga territori i saj Meha, Mustafa e Thaçi nuk ishin në terren që t’i shohin pikat e kufirit. Prona e Kosovës rrudhet deri në 8 km brendësi, ku parashihet të shtrihet kufiri i Malit të Zi”. Ky vendim është kontestuar edhe nga banorët e zonës së Rugovës në kufi me Malin e zi . Ata pretendojnë se me këtë vijëzim të ri u cënohet një pjesë e konsiderueshme e pronave të tyre. Në fund të deklaratës së tij ai ka bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që të mos e njohë këtë marrëveshje pasi është jashtëzakonisht e dëmshme për interesat e vendit.