Në fshatin Morinë të Gjakovës është ndaluar nga Policia e Kosovës dje një furgon që drejtohej nga një shqiptar, i cili po transportonte nga Shqipëria për në territorin e Kosovës, 7 pasagjerë: 6 meshkuj dhe 1 femër.
Policia e Kosovës njoftoi se 7 pasagjerët e kishin kaluar kufirin në këmbë. Me vendim të prokurorit, 7 të dyshuarit, shtetas shqiptarë, pas arrestimit janë dërguar në gjykatën për shkeljen e ligjit, ku iu janë dhënë dënimet me gjobë”, thuhet në raportin e policisë.
Më pas, me urdhër të gjykatës, 7 shqiptarët janë dërguar deri në pikën kufitare të Vërmicës për t’u kthyer në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Drejtuesi i furgonit vazhdon të mbahet nën hetim.