Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.
Vendimi për caktimin e kësaj date ka ardhur pas takimit të Thaçit me krerët e partive politike mëngjesin e sotëm. Burime nga Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur për “Telegrafin” se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor. Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.