Shteti i Kosovës sot mbush 8 vjeç dhe veç festimeve për Pavarësinë është parashikuar dhe protestë nga ana e opozitës.

Por, në këtë 8 vjetor, sfida më e madhe për shtetin e Kosovës për momentin është ajo e kalimit të ngërçit politik. Ku forcat opozitare të Kosovës prej muajsh nuk lejojnë zhvillimin e seancave noramle parlamentare, pasi kundërshtojnë dy marrëveshjet, atë të Zajednicës dhe të Demarkacionit. Pikërisht sot, në 8 vjetorin e pavarësisë opozita ka paralajmëruar një protestës, që sipas saj do të jetë masive për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Në ceremoninë e organizuar për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri apel për dialog për të zëvendësuar moskuptimin.

Artikulli paraprakMBETJET URBANE, BASHKIA MALËSI E MADHE NDËRRMERR AKSION PËR PASTRIMIN
Artikulli tjetërSHKODRA, 10 VITE PA FREDERIK RRESHPJEN, VIRTUOZIN E LETRAVE