Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës rreth një orë më parë mbylli vendkalimet kufitare me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ky hap u hodh pas eskalimit të tensioneve në Veri, ku qytetarët lokalë serbë nisën të bllokonin rrugët me barrikada. Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas tensionimit të situatës, me anë të një video-mesazhi. Ai akuzon presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviçin si përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës, duke kërkuar që opinioni kosovar të mos bierë pre e mediave të Beogradit.

“Ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, thotë Kurti ne mesazhin e tij.

Artikulli paraprakMESAZHI I RAMËS: TË MOS PËRSËRITEN GABIMET E KËTIJ VITI, NË DISA ZONA BREGDETARE KA RËNIE E FLUKSIT TË TURISTËVE PREJ ÇMIMEVE ABSURDE
Artikulli tjetërRRETH 5.15 MILIONË REFUGJATË UKRAINAS QË NGA FILLIMI I LUFTËS