PAS FLAMURIT TË ISIS, DIGJET FLAMURI I PDK-së
Nje dite pasi te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike te Kosoves, dogjen publikisht flamurin e shtetit islamik ISIS, ne Prishtine sot eshte djegur flamuri I kesaj Partie.

Pamjet e flamurit te djegur te Partise Demokratike te Kosoves po qarkullojne neper rrjetet sociale, duke ngjallur shume debate.
Nderkaq, po sot, te rinjte e PDK-se qe dogjen dje flamurin e ISIS jane takuar me kryetarin e Bashkesise Islame te Kosoves, per t’I shpjeguar atij se nuk kane pasur qellim te ofendojne myslimanet, por te kundershtojne aktet terroriste te ISIS ndaj grave dhe femijeve.
Nga ana e tij, Myftiu I Kosoves, Naim Ternava u ka bere thirrje te rinjve qe te jene te matur ne veprimet e tyre.
Sfida per djegien e flamurit te ISIS ka nisur ne rrjetet sociale, ne reagim te sjelljeve brutale  te ekstremisteve ndaj qytetareve te pafajshem ne Siri dhe Irak.

 

 

 

 

Artikulli paraprakRRAHIN OFICERIN E POLICISË
Artikulli tjetërRAMA NIS VIZITËN NË KINË