Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka miratuar këtë të martë (30 prill) Kodin e Sjelljes. Ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren e kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur dhunë mes parlamentarëve.

Masat ndëshkuese parashikojnë përjashtime nga seancat dhe masë administrative me mbajtjen e 50% të pagës së tyre. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat në Kosovë se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese.

Futja e Kodit të Ri vjen pas ofendimeve dhe përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi gjatë kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.

Artikulli paraprakAMBASADORI GJERMAN SULMOHET NGA PALESTINEZËT GJATË VIZITËS NË BREGUN PERËNDIMOR
Artikulli tjetërNGA SOT, 5 SHËRBIME TE REJA DOGANORE PËRMES PORTALIT E-ALBANIA