SWIFT DHE IBAN NDIHMOJNË NË LUFTËN KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE
Kosova ka marre kodet nderkombetare bankare SWIFT dhe IBAN.Njoftimin per kete arritje te Bankes Qendrore te Kosoves e ka dhene kryeministri ne detyre, Hashim Thaci.Ai ka deklaruar se Kosova ka kodin e vet nderkombetar bankar IBAN.
Kodet e pavarura ndërkombëtare SWIFT edhe IBAN që do të mundësojne transferte më të lehte dhe të sakte të parave, transparencë më të plotë dhe mundësi të luftimit të pastrimit të parave, – deklaroi Thaci.Sipas kryerministrit, keto kode qe plotesojne pavaresimin e sistemit bankar te Kosoves, jane rezultat I perbashket I punes se Bankes Qendrore, bankave komerciale, por edhe miqve nga shtetet partnere te Kosoves qe kane lobuar per kete qellim.IBAN, ose Numri Nderkombetar I Llogarise Bankare eshte nje sistem I pranuar nderkombetarisht per identifikimin e llogarive bankare pertej kufijve shteterore, qe ndihmon ne komunikimin dhe perpunimin e transaksioneve nderkufitare.Fillimisht, kodi IBAN u miratuar nga Komisioni Europian per Standardet Bankare, ndersa ne vitin 1997 u be standard nderkombetar.Deri ne qershor te ketij viti, 64 vende te botes e kane perdorur kodin IBAN dhe SWIFT.