Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar vëmendje të veçantë nga administrata amerikane ndaj Kosovës, e cila ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë.

Gjatë takimit me kongresmenin, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme,

Meta tha se kjo marrëveshje duhet do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon.

Presidenti falenderoi kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Kongresmeni Eliot Engel siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.

Artikulli paraprakKËRKONI VIZË EMIGRUESE? AMBASADA E SHBA TREGON SI TË VEPRONI
Artikulli tjetërKANABISI, DREJTORI BUSHATI: ZERO TOLERANCË KULTIVUESVE