Deputeti socialist Namik Dokle, ka treguar se ka qenë Kosova që me mjetet e veta i ka dalë në ndihmë Kukësit, për ta zhbllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.
“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se ç’bllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan dhe vete dhe tani Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tiranë e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë. Pune e mrekullueshme!”, ka thënë Dokle. “Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë. Mirënjohje Lutfi, mirënjohje Qemal!”, ka thënë ai.