Sapo ka nisur ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës, ku djemtë e Kosovës do të tentojnë t’i befasojnë vendasit për të arritur fitoren e parë dhe historike në garat ndërkombëtare
Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’ mes Turqisë dhe Kosovës, tashmë ka filluar. Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë të grumbulluar pas tre ndeshjeve, derisa Turqia në pozitën e katërt me dy pikë të grumbulluara. Kujtojmë se Kosovës i mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm. Albert Bunjaku, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu dhe Bernard Berisha, nuk mund ta ndihmojnë Kombëtaren tonë ndaj Turqisë.