Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë nga Komisioni Europian për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se është edhe vlerësim për punën e rëndësishme të bërë nga autoritetet dhe qytetarët e Kosovës.
Reagimi i Berishës
Nje urim te perzemert per qytetaret dhe autoritetet e Kosoves!
Te dashur miq, Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumepritur dhe plotesisht te merituar per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves.
Ky eshte nje vleresim i drejte i arritjeve reale te rendesishme te autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves ne plotesimin prej kohesh te standarteve qe bejne te mundur nje vendim te tille historik. Urime te perzemerta! sb