5,486 raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste.
Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të fundjavës, si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga drejtoritë komunale për shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.