Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur nga Brukseli pas takimit me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheley. Vuçiç ka komentuar edhe vendimin e Kosovës për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Europës.
“Është e qartë se disa njerëz po punojnë për destabilizim të të gjithë rajonit dhe destabilizim të Serbisë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe përgjegjësi dhe do ta mbrojmë me forcë vendin tonë”, ka thënë Vuçiç.
I pyetur nga gazetarët për presionet e reja për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç u përgjigj qartë se do të marrë vendime në përputhje me interesat e vendit.