ÇDO DITË NGA STACIONI I PRISHTINËS NISEN ME DHJETRA PERSONA PËR AZIL. Muaji janar, përpos zhvillimeve tjera, në Kosovë po karakterizohet edhe me ikje masive të qytetarëve për në vendet perëndimore.Vetëm brenda 2-3 ditëve të fundit, numri i atyre që po e lënë vendin, po shënon një ngritje me përmasa alarmante.

Në stacionin qendror të Prishtinës, gjatë ditës së enjte dhe të premte, janë nisur rreth 20 autobusë përplot me shtetas të Kosovës.Agjencitë që operojnë rregullisht në linjën Prishtinë-Beograd, kanë shtuar oraret e tyre të udhëtimit, si pasojë e rritjes së kërkesës së udhëtarëve, të cilët po e shfrytëzojnë territorin e Serbisë si rrugë transit për të kaluar më pas ilegalisht kufirin për në shtetet e BE-së.Zyrtarë të Stacionit të Prishtinës, në kushte anonimiteti, kanë bërë të ditur se në javën që po lëmë pas, ka pasur një shtim të numrit të udhëtarëve në linjen Prishtinë-Beograd.“Pothuajse për çdo ditë, ka pasur rreth 10 autobusë që janë nisur në drejtim të Beogradit. Deri më tani nuk ka pasur kaq fluks të madh të udhëtarëve për në këtë linjë”, thonë këta zyrtarë të Stacionit të Prishtinës.Ata bëjnë të ditur se udhëtarët po detyrohen t’i rezervojnë biletat edhe 5 ditë më herët, si rezultat i kërkesës së madhe për të udhëtuar në këtë vijë.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I MASKAVE, QYTETARËT NDJEHEN TË PASIGURT
Artikulli tjetërÇFARË I SHFAQET QYTETARËVE TË KOSOVËS NË AZILIN FRANCEZ