Një shtetas serb i kërkuar për krime lufte është arrestuar nga policia e Kosovës. 74 vjeçari me iniciale B.M, ishte në arrati prej vitesh, ndërsa arrestuar dje në hyrje të autostradës në Reshtan të Suharekës për llogari të Gjykatës Themelore në Prizren.

Mediat serbe sot kanë njoftuar se në Suharekë është arrestuar një 74-vjeçar me iniciale B.M, me akuzën për “Krime të Rënda”, dhe “Krime Lufte”. Televizioni serb RTS pretendon se i arrestuari ishte pjesë e grupit të serbëve, të cilët kanë shkuar për të vizituar shtëpitë e veta në Mushtisht të Suharekës.

Ndaj këtij arrestimi, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq, i cili ka thënë se ky arrestim, sipas tij është “vazhdim i politikës së spastrimit etnik të popullit serb”. Në fund të reagimit të tij, Gjuriç është kërcënuar se durimi i autoriteteve në Serbi nuk është i pakufishëm dhe se “normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të bëhet nëse pala tjetër nuk e do”.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, NJE I VDEKUR
Artikulli tjetërJA DATA E PUBLIKIMIT DHE ÇMIMI I IPHONE 8