Votimi shkon në raundin  e III-të dhe të fundit.

Sapo ka përfunduar edhe raundi i dytë i votimit për presidentin e vendit në Kuvendin e Kosovës, dhe po ashtu si i pari, edhe raundi i dytë dështoi. Ashtu siç dihet kandidatët për president janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga radhët e PDK-së. Në raundin e parë të numërimit të votave, 27 vota u shpallën të pavlefshme, 4 për Rafet Ramën, 50 për Hashim Thaçin. Ndërkohë një deputet nuk ka votuar. Ndryshe nga raundi i parë, Thaçi ka marrë më shumë vota. Por prapë ka vota të pavlefshme, ndërsa edhe në këtë raund duhen 80 vota për presidentin, ose 2/3-at e votave të deputetëve në tërësi. Deri tani janë 64 vota për Thaçin, dy për Rafet Ramën, 15 të pavlefshme. E, në raundin e tretë presidenti do të zgjedhjet me 61 vota të cilat duket se tashmë ai i ka të siguruara.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTURIZMI, SFIDAT E ZHVILLIMIT NE QARKUN E SHKODRËS
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI, PRESIDENTI I RI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS