Forcat Speciale të Kosovës zhvilluan një operacion masiv policor në veri të Mitrovicës me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Operacioni nisi në orën 05:00 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 11:30.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se të gjitha zhvillimet rreth aksionit të sotëm do të bëhen të ditura në konferencë për media në orën 14:00.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar dhjetëra persona në mesin e tyre zyrtarë policorë, qytetarë nga komunitete të ndryshme. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas rus.
Po ashtu gjatë këtij aksioni janë lënduar edhe katër polic, njëri prej tyre ka qenë i plagosur me armë zjarri ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Policia gjatë këtij aksioni u përball me rezistencë të armatosur në Zubin Potok.