Kosovë, dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme përplasen fizikisht.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja e pazakontë kan ndodhur këtë të premte, pasi dy zyrtarët kishin disa mosmarrëveshje mes tyre. Sipas mediave kosovare Sekretari i përhershëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, ka sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër të ministrisë që drejtohet nga Enver Hoxhaj. Sipas mediave ky rast ka përfunduar tani në Policinë e Kosovës, e cila po heton për ngjarjen Lajmi për rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së kosovarë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në përplasje fizike në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Personat e përfshirë janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe janë liruar, pas urdhrit të prokurorit”, deklaroi ajo.

Artikulli paraprakNATO,SHQIPERIA PJESE E MISIONEVE PER EMIGRANTET NE MESDHE
Artikulli tjetërGREQI,SHQIPTARI KAPET ME KANABIS ME VLRE 200 MIJE EURO