GJYKATA KUSHTETUESE DUHET TË JAPË VENDIMIN BRËNDA DATËS 18 SHTATOR 2014.

Lista serbe i bashkohet koalicionit LDK-AAK-NISMA për të nënshkruar dokumentin që do të rrëzojë pretendimet e PDK-së së Thaçit se seanca e 17 Korrikut që emëroi Isa Mustafën kryeparlamentar, pati shkelje.

Sipas Radio Televizionit Kosovar vetë kreu i NISMË-s, Fatmir Limaj, është shprehur se teksti i argumentimeve të bllokut LDK-AAK-NISMA, së cilës sot iu bashkua edhe Lista Serbe, tashmë është gati për t’u dërguar në Gjykatën

Kushtetuese, ku sipas ligjit kanë kohë deri më 4 gusht për ta dërguar në Kushtetuese këtë nismë.

Ndërkohë që dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar nënshkrimin e kësaj nisme dhe nga ana e Listës Serbe.

PDK i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese mbi shkeljet e supozuara për emërimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, seancë gjatë së cilës Isa Mustafa (kreu i LDK-së) mori 65 vota nga 83 deputetë të pranishëm. Pas kërkesës së Partisë Demorkatike të Thacit, Kushtetuesja pezulloi përkohësisht Isa Mustafën nga posti i kreut të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që partitë janë në pritje vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ankesën e PDK-së lidhur me mbarëvajtjen e seancës së spërfolur, Gjykata Kushtetuese duhet të japë mendimin e saj jo më larg se data18 shtator 2014.

Artikulli paraprakPËRFUNDON INTERNATIONAL JAZZ FESTIVAL
Artikulli tjetërIZRAELI DHE HAMAS, PAQE PËR 12 ORË