ISA MUSTAFA I LDK-së PËRFUNDMISHT KRYEMINISTËR I KOSOVËS.Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e ministrive.

Sipas variantit përfundimtar, Isa Mustafa i LDK-së zyrtarisht merr kryeministrinë së bashku me ministritë ekonomike, duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë.Ndërsa PDK e Hashim Thaçit është rënë dakord që të marrë sektorin e sigurisë dhe të drejtësisë si Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë, FSK-në, si dhe Ministrinë e Arsimit. Varianti final i marrëveshjes së nënshkruar që më 19 nëntor, siç u bë i ditur nga mediat kosovare edhe më herët, është zyrtarizuar sot me arritjen e marrëveshjes me shkrim për ndarjen e posteve. Siç u tha edhe pak ditë më parë, LDK përveç kryeministrisë do të ketë edhe 7 ministri të tjera, ndërsa PDK do të marrë një më shumë, 8 ministri.Ndërsa, katër ministri të tjera do t’i marrin minoritetet. Detaje të tjera të marrëveshjes dhe zbardhjen e emrave të cilët do t’i kryesojnë ministritë do të bëhen të ditura në vijim. 

 

Artikulli paraprakMJEGULLA, RREZIKSHMËRI NË QARKULLIM
Artikulli tjetër“28-NËNTORI” SENSIBILIM PËR HIV-AIDS