Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e urdhëroi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri. Më herët Escobari e përshëndeti këtë vendim të qeverisë Kurti.
Në vizitën e tij në Manastirin e Deçanit, Escobar shoqërohej nga ambasadori Jeffrey Hovenier, ai sot ka shkuar në Manastir të Deçanit. Më vonë rreth orës 15:30, Escobar do takohet me kryeministrin Kurti ku do të diskutojnë për çështjen e dinarit serb. Kurti e quajti “të dëmshëm”, por “të domosdoshëm”, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, vendimin për kalimin e 24 hektarëve tokë në manastirin e Deçanit.
Gjatë ditës së djeshme, Eskobar u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku u vu theksi në zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit. Escobar u takua edhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.