Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e shpalli të papranueshme kërkesën e partive opozitare në Kosovë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës zgjodhi më 26 shkurt me 71 vota për dhe dhjetë vota të pavlefshme, Hashim Thaçin, ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, në postin e presidentit të Kosovës. Ai u zgjodh në raundin e tretë të votimeve pasi që në dy raundet e para ai mori 50, përkatësisht 64 vota. Më 4 mars partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë procesin që sipas tyre ishte jo legjitim dhe i përcjellë me parregullsi. Ata thanë se procedurat e votimit ishin arsyeja e kërkesës për opinionin e Gjykatës Kushtetuese dhe bazohet në vendimin e fundit të kësaj gjykate për rastin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilën e shpalli jo kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shpall katër ditë para se zoti Thaçi të përurohet në postin e presidentit në të cilin e pason presidenten Atifete Jahjaga, mandati i së cilës përmbyllet të enjten më 7 prill. Kjo është hera e tretë që Gjykata Kushtetuese shqyrton çështje që kanë të bëjnë me presidentin e vendit. Në dy rastet e para, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që të dorëhiqen dy presidentë të Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2010 dhe Behgjet Pacolli, më 2011.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFULLANI KËRKON 500 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM, GJYKATA SHQYRTON KËRKESËN
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 04.04.2016