NË SEANCËN E PARË, KOSOVA NUK ZGJEDH DOT 14 KOMISIONET PARLAMENTARE. Në Kuvendin e Kosovës është debatuar për formimin e komisioneve parlamentare.

Me 58 pro, 32 kundër dhe asnjë apstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të formojnë 14 komisionet parlamentare. Deputetët kanë kundërshtuar mënyrën e ndarjes së komisioneve për shkak se komisionet kryesore janë zgjedhur nga pozita. Partnerët e koalicionit qeverisës nuk arritën të sigurojnë 2/3 e nevojshme të votave të deputetëve për të ndryshuar rregulloren e punës në mënyrë që të shtojnë një komision parlamentar, siç kishin planifikuar. Një mosmarrëveshje tjetër në këë seancë ishte përfaqësimi i deputetëve minoritarë në komisione. Për shkak te dështimit në formimin e komisioneve, kryetari i Kuvendit Kafri Veseli mbylli punimet e seancës. Ndërkohë, më 18 dhjetor, presidentja kosovare Atifete Jahjaga do të bëjë raportimin vjetor para deputetëve. Nga ana tjetër gjatë fundit të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015.

 

 

 

Artikulli paraprakTË MARTËN RINIS DIALOGU, SERBI – KOSOVË
Artikulli tjetërPËRFUNDON HYRJA E SHKODRËS