VESELI: NUK ËSHTË KOHA E LARGIMIT NGA VENDI, POR ZHVILLIMI I TIJ.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur që qytetarët të cilët po marrin rrugën e migrimit jashtë Kosovës, të jenë më fanatikë për vendin e tyre. Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u caktua që të enjten të mbahet debati në Kuvend midis kryeministrit dhe deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit, ka thënë për këtë të fundit se nuk do të duhej të ishte në axhendën tonë nacionale. Por, Veseli ka bërë me dije se përpos çështjes së Jabllanoviqit, vendi ka mjaft shqetësime tjera, siç është trendi me migrimin ilegal së fundi. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë më fanatikë për vendin e tyre.