Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është zyrtarja e parë që ka hedhur sot votën e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Daka, pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në një deklaratë për media ka kërkuar nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje që të mos e keqpërdorin pozitën e tyre. “I ftoj qytetarët e Kosovës me të drejtë, të votojnë. I ftoj të gjithë komisionerët e subjekteve politike që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojnë botës se edhe ne jemi pjesë e demokracisë. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem të paraqitur”, është shprehur Daka

Artikulli paraprakMBYTET GOMONJA ME EMIGRANTË ,8 PERSONA TË VDEKUR, 100 TË HUMBUR
Artikulli tjetërPËRBALLJA IZRAEL-SHQIPËRI, SADIKU FITON BALOTAZHIN ME CIKALLESHIN NË REPARTIN E SULMIT