Ka përfunduar votimi për president të Kosovës, ndërkohë që ka filluar numërimi i votave.

Ka filluar numërimi i votave për president të Kosovës, ndërkaq jashtë ndërtesës së Kuvendit po zhvillohet një përplasje midis policisë së Kosovës dhe protestuesve. Pasi shteroi të gjitha mjetet për të ndalur procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President të Republikës së Kosovës brenda sallës së Kuvendit, opozita e Kosovës dhe mbështetësit e saj kanë nisur përleshjen me forcat e policisë rreth godinës së parlamentit. Protestuesit hodhën në drejtim të policisë bomba molotov, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe automjetet me topat e ujit. Mediat kosovare thonë se në momentin e nisjes së përplasjes, mes mbështetësve të opozitës ka qenë edhe Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje për zgjedhje të reja. Përreth godinës së Kuvendit ka prani të madhe të forcave të sigurisë, që kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve. Këta të fundit, nën presonin e gazit lotsjellës janë tërhequr drejt godinës së Komunës së Kosovës, ndërkohë që përleshjet vijojnë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKOSOVË, VOTIM DHE PËRLESHJE PROTESTUES-POLICI
Artikulli tjetërDËSHTON VOTIMI NË KOSOVË, 27 VOTA TË PAVLEFSHME