Mijera qytetarë nga e gjithë Kosova janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Opozita. Grumbullim i tyre po bëhet në këto momente në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas asaj që kanë komunikuar liderët e tre partive opozitare, qytetarët do të zhvillojnë një tubim paqësor për të kundërshtuar marrëveshjet e firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi. Autoritetet kanë marrë masat për të mundësuar zhvillimin e manifestimit, duke u përgatitur për cdo incidentët që mund të ndodhë. Drejt Prishtinës, janë nisur në orët e para të mëngjesit, autobusë të shumtë nga qytetet kryesore të Kosovës.

Artikulli paraprakORTOPEDIA ITALIANE, VJEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODRA PËRKUJTON 103-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË