Sikundër dhe kishte paralajmëruar, opozita ia ka dalë sërish të bllokojë seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.
Përkundër masave të shtuara dhe kontrolleve të imtësishme nga sigurimi, deputetët ia kanë dalë të fusin në ambjentet e Kuvendit gazin lotësjellës, duke e shpërndarë që në minutat e para të seancës. Në të tilla kushtet, deputetët kanë lënë sallën e Kuvendit.